Ditën e djeshme, 43-vjeçari Bledar Spahiu, humbi jetën teksa po shkonte drejt Parkut Kombëtar të Lurës, aty ku flakët po vijojnë prej ditësh.
Ai ishte nisur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e një aksidenti.
Dyshohet se ai humbi kontrollin e mjetit paraditen e djeshme, ç`ka rezultoi fatale për babain e tre fëmijëve.
Fillimisht, 43-vjeçari u dërgua në Spitalin e Dibrës, por për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, e më pas ndërroi jetë.
Bledar Spahiu, kishte një eksperiencë prej 19 vitesh në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Dibër.