Një ngjarje e rëndë është shënuar pak ditë më parë në Mitrovicë.
Petrit Januzi ka ndërruar jetë në rrethana misterioze.
Lajmin për ndarjen nga jeta të të ndjerit e ka bërë me dije vëllai i tij Arjanit Januzi i njohur si Nitti Bronx.
Sipas burimeve nga mediat e Kosovës, ai njihej për pasionin që kishte për ngjitjen në majat e larta të maleve shqiptare.
Gjithashtu bëhet me dije se ai po ashtu ishte një përkrahës i madh i klubeve mitrovicase dhe i Torcidës.
Ai ka lënë pas 4 fëmijë dhe bashkëshorten e tij.
Postimi i të vëllait:
Të Allahut jemi dhe tek Allahu do te kthehemi,
Allahu të mshiroft o Vllau Jem, Sot ni pjes e jemja shkoj me ty , Dhimtën tane ka me bajt deri tjom gjall Allahu na takoft në Xhehnnet! aty ku nuk ka me pas ma kurr ndajme.
Ju njoftojme se i dashuri yne Petrit Musa Januzi ndrroje jete sot ne oret e hershme te mengjesit.
Per ceremonin e vorrimit ju njoftojme me kohe./albeu.com/