Baba i 102 fëmijëve, 68-vjeçari “vë mend”: Nuk do bëj më, s’kam me çfarë t’i mbaj

Një 68-vjeçar nga Uganda është baba i 102 fëmijëve dhe 578 nipërve e mbesave.

Por tani, i moshuari nga Musa Hasaya Kasera ka vendosur t’i japë fund “rritjes së familjes” së madhe.

68-vjeçari ka aq shumë fëmijë sa që e ka të pamundur të mbajë mend emrat e shumicës prej tyre. 68-vjeçari ka plot 12 gra, shkruan albeu.com.

“Por mjaft”, kështu është shprehur 68-vjeçari për AFP.

“Fuqite e mija janë në rënie dhe vetëm 8 hektarë tokë për një familje kaq të madhe nuk mjaftojnë. Dy nga gratë e mia u larguan sepse nuk mund t’u siguroja gjërat bazë si ushqimi dhe veshmbathje,” thotë ai.

Hasaya, i cili aktualisht është i papunë tha se gratë e tij tani po marrin masa kontraceptive për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të familjes.

“Bashkëshortet e mia marrin pilula kontraceptive, por unë nuk marr asnjë masë. Nuk dua të bëj më fëmijë sepse nga sjellja ime e papërgjegjshme kam bërë aq shumë fëmijë, sa që tani nuk mund të kujdesem më për ata”, tha 68-vjeçari.

Ai u martua me gruan e tij të parë në vitin 1972 në një ceremoni tradicionale kur të dy ishin rreth 17 vjeç dhe një vit më vonë ata u bënë prindër me fëmijën e parë, Sandra Nabwire./Albeu.com/