Avokati Ulian Barjami, i cili u arrestua dy ditë më parë pas një debati të ashpër në sallën e gjyqit në Elbasan, është liruar sot rreth orës 15:50. Arrestimi i tij u bë me iniciativën e një oficereje policie, pas përplasjes që ai pati me prokurorin e çështjes, Gjergji Ceka, lidhur me provat që, sipas tij, ishin të pabazuara dhe fajësonin padrejtësisht klientin e tij.
Burime pranë sistemit të drejtësisë bëjnë me dije se ndalimi i avokatit është vlerësuar si i paligjshëm nga vetë prokurorja e çështjes.
Seanca gjyqësore ku ndodhi përplasja kishte të bënte me caktimin e masës së sigurisë për 14 personat e arrestuar nga operacioni policor “Fast” me shtrirje në Elbasan.
Avokati Bajrami mbronte në këtë seancë, një prej të arrestuarve, Maksim Suçi.