Këtë të mërkurë, ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, ka nisur fjalën përmbyllëse në Gjykatën Speciale të Hagës.
Avokati Luka Mishetiç, u ka thënë gjykatësve se e sheh problematik faktin që në gjithë dosjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), janë shpërfillur të gjitha provat të cilat diskreditojnë provat dhe pretendimet e saj.
“Si mundet që drejtuesit e krerëve të UÇK, të kishin kryer veprime dhe këto veprime të mos ishin në dijeni të eprorit të tyre Zyrapi? Akuza ka pasur frikë t’i konfrontojë dhe t’i rrëzojë dëshmitarët”, tha Luka Mishetiç.
Avokati tha se dënimi i Thaçit, do të përbënte një padrejtësi historike dhe po kërkohet të rishkruhet historia e Kosovës.
“Nuk ka pasur prova për qëllimet që pretendon akuza”, shtoi ai duke theksuar se asnjë dëshmitar s’ka thënë diçka për krime lufte.
