Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se çështjen e Avokatit të Popullit, do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Për gazetarët, Bardhi deklaroi Endri Shabani provokoi opozitën duke thënë se; “puthi me duar dhe këmbë opozitën”, ndërsa e quajti atë si një karagjoz.
Deklarata e Bardhit:
“Grupi i këshilltarëve të PD ka marrë udhëzime dhe është duke përgatitur kërkesën dhe do të depozitohet në GJK. Ju e patë, ne nga sot nuk kemi një avokat populli, por një karagjoz që puth me duar e këmbë deputetet duke provokuar opozitën e vendit. Por Rama është krye karagjozi”, tha Gazment Bardhi.

