Avokati i Berishës tregon se me kë mund të kontaktojë ish-kryeministri

Pas masës së kërkuar nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpiak” , ndërkohë avokati i tij ka treguar detaje nga vendimi në fjalë.

Gjatë një interviste televizive, Genc Gjokutaj, theksoi se dera e banesës së ish-kryeministrit, nuk ruhet nga policë.

Pjesë nga intervista:

Ka policë te dera?

Genc Gjokutaj:Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet! Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera sepse ai nuk i është shmangur drejtësisë. Nuk ka policë në derë”.

Pra ka mbikëqyrje policore? Kush mund ta takojë zotin Berisha? Kë përfshin kjo listë?

Genc Gjokutaj: “Komunikimi i zotit Berisha ka dy funksione, si person nën hetim, por edhe si politikan. Ai në këtë cilësi ka detyrim për komunikimin siç po e realizon. Ai nuk po takon ekspertë apo dëshmitarë që t’i intimidojë”.

 

Aktualisht a mund t’i kryejë funksionet e tij, mund të shkojnë persona të partisë ta takojnë apo votues të tij?

Genc Gjokutaj: “Absolutisht po! Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me aktivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim. Por zoti Berisha mund të komunikojë edhe përmes rrjeteve sociale”.

Nëse ai do të zhvillojë mbledhje kryesie në shtëpi, i mundësohet?

Genc Gjokutaj: “Dëgjo, ja ju bëj një pyetje, duhet ta gjykonte Irena Gjoka këtë çështje”?

Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar?

Genc Gjokutaj: “Gjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute”.

Në rast se ai dëshiron të shkojë në Parlament për të mos humbur mandatin, kujt duhet t’i marrë leje?

Genc Gjokutaj:Duhet të lajmërojë SPAK-un”.


Shtuar 5.01.2024 09:30