Avokati i Alibeajt: Ne jemi Partia Demokratike dhe s’ka të vërtetë tjetër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos nesër mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës se cila prej dy Partive Demokratike do të zyrtarizohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Indrit Sefa, avokati dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, i ftuar në Rtv Ora, tha se nuk ka dy parti demokratike.

Të lidhura

None found

“Nuk ka dy parti, ne jemi Partia Demokratike. Dhe kjo është vërteta që ka faktuar dhe Gjykata e Apelit e cila ka zhbërë të gjitha vendimet e mëparshme. Dhe kjo do të njihet edhe nesër në KQZ”, tha Sefa.

Më 3 mars 2023, Gjykata e Apelit, riktheu për gjykim në shkallën e parë çështjen e Partisë Demokratike, duke i dhënë të drejtën e firmës Enkelejd Alibeajt./Albeu.com.


Shtuar 8.03.2023 21:35