Aventura kthehet në makth! Pasagjerëve u thyhen kockat gjatë xhiros në trenin e parkut zbavitës (VIDEO)

Në një park lojërash në Japoni, ekziston një tren që thuhet se është më i shpejti në botë. Ai ecën me një shpejtësi prej 180 m/h në vetëm 1.56 sekonda.

Në një periudhë 8-mujore, pas xhiros në këtë tren, 4 persona pësuan fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, dhe tashmë ai është mbyllur përgjithmonë.

Parku argëtues Fuji-Q Highland tha në një deklaratë se katër persona, pas xhiros me tren, dolën me kocka të thyera, duke shtuar se treni ishte e mbyllur për arsye sigurie.

Treni u vu në punë për herë të parë në vitin 2001, që që prej asaj kohe gjithmonë janë raportuar persona të lënduar./albeu.com


Shtuar 26.08.2021 19:59