“Avatar 2” renditet në listën e 10 filmave më të parë në kinematë botërore

“Avatar: The Way of Water” ka tejkaluar shifrën e arkëtarëve në vetëm tre javët e para të shfaqjes së tij në kinema, duke grumbulluar një vlerë mahnitëse prej 1.51 miliardë dollarësh në mbarë botën që nga 16 dhjetori sipas të dhënave të Box Office Mojo.

Shifra e bën atë filmin me fitimet më të larta të vitit 2022 dhe e ka lejuar të kapërcejë “Furious 7” të 2015 për t’u bërë filmi numër 10 me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.

Arkëtarët  nuk presin që “Avatar 2” të ngadalësohet në vijim. Filmi ka një qëllim të qartë për të vazhduar rritjen në shitjet e biletave.

Filmi hyri në Top 10 të filmave më të suksesshëm komercial të të gjitha kohërave, duke justifikuar besimin që Disney i dha Cameron-it, me koston e lartë të prodhimit që ishte diskutuar disa herë.

Tani, Avatar jo vetëm që është bërë fitimprurës, por po thyen rekordet njëri pas tjetrit./Albeu.com/


Shtuar 8.01.2023 15:28