Autoritetet hetojnë PSG-në, klubi francez mund të përballet me një skandal

Paris Saint-Germain po përballet me një tjetër skandal të mundshmë, pasi tre individë, të akuzuar për pastirm parash në favor të klubit të Ligue 1, u referuan në një gjykatë të Parisit për t’u marrë në pytje dhe dëshmi, si pjesë e një hetimi të hapur që ka vazhduar që prej korrikut të vitit 2021.

Dy nga këta tre persona janë ish-oficerë policie dhe tjetëri një ish-punonjës i klubit të PSG-së.

Sipas “Le Parisien”, të gjithë ata u morën në paraburgim nga policia dhe raportohet se hetohen për shkelje të sekretit profesional, tregi me ndikim, korrupsion, falsifikim dhe përdorim të falsifikimit, si dhe ndihmë për hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm në organizatën e bandës.

Ata thuhet se dyshohet se kanë kërkuar ose përdorur informacione sekrete për përfitime të subjekteve, përfshirë PSG-në.

Kush janë tre të dyshuarit në këtë skandal të PSG-së?

I pari nga tre të dyshuarit është Malik N, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2018 dhe së fundmi i dha fund bashkëpunimit me klubin.

Ai dyshohet se kërkonte informacione nga një miku i tij për të marrë elemente konfidenciale nga policia ose informacione private në lidhje me numra të ndryshëm telefoni.

“Le Parisien” raporton se PSG ka përfituar nga i dyshuari kryesor për të marrë informacion mbi procedurat ligjore që përfshijnë lojtarët e tyre, si kur Neymar goditi një tifoz të Rennes në vitin 2019.

I arrestuar i dytë është një polic me leje që punonte në departamentin e bashkëpunimit të sigurisë ndërkombëtare të policisë kombëtare.

Pavarësisht se ka mohuar akuzat, ai akuzohet se ka ndërhyrë për të marrë një leje qëndrimi për përfitimin e një investitori të Lindjes së Mesme.

I pandehuri i tretë, Tayeb B, ishte gjithashtu në lajme këtë javë për pretendimin se ai ishte arrestuar në mënyrë të parregullt në Katar për të pasur dokumente komprometuese për Nasser Al-Khelaifi.

Ai denoncoi mungesën e gjumit, kërcënimet me vdekje dhe simuloi rrahjet ndaj autroteteve franceze sapo shkeli në tokën franceze në nëntor 2020 pasi ishte ndaluar në Katar për disa muaj.

Ai kishte arritur më parë një marrëveshje me avokatët parizianë për të heshur dhe i dorëzoi një disk dhe një USB që supozohej se ksihte informacione që mund ta kishin vënë presidentin e PSG-së në një pengesë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.09.2022 15:16