Janë zbuluar detaje te reja nga atentati i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lushnjë ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosën rëndë 5 të tjerë.
Viktimë nga ky atentat mbetet shtetasi Bledar Muça, biznesmen i njohur në këtë qytet, dhe i njohur për njeri jo problematik. Biznesmeni njihet për banorët e zonës si pronari i “Bar Kafe Pedonale”, ka edhe lidhje krushqie me Roland Shytin, të cilit i ka marrë mbesën për grua.
Ky i fundit njihet në qytet dhe me nofkën “Mustaqekuqi”.
Burimet bëjnë me dije se viktima ishte i ulur në një distancë 4-5 metra larg rrugës.
Në momentet kur po pinte kafe me kunatin e tij, aty ka ndaluar makina tip Golf ngjyrë blu, brenda të cilës gjendeshin autorët, dyshohet për 3 persona.
Burimet thanë se ata ishin të pamaskuar dhe njëri prej tyre ka dalë dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të viktimës.
Për pasojë janë plagosur edhe 5 persona të tjerë, mes tyre edhe kunati i tij. /albeu.com/