Autor i tre grabitjeve me armë në Fushë-Krujë, shpallet në kërkim 30-vjeçari (EMRI)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, policia ka zbardhur tre grabitje të ndodhur një ditë më parë në Fushë-Krujë nga një i ri, i cili është shpallur në kërkim.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Emiliano Nikolli 30-vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, Emiliano Nikolli, fillimisht ndaloi një taksist dhe i kërkoi që ta shoqëronte drejt Fushë-Krujës.

Nën kërcënimin e armës i ka marrë taksistit automjetin, celularin dhe një shumë parash, e më pas e ka lënë në afërsi të Tapizës dhe është larguar.

Të radhës 30-vjeçari ka grabitur dy pika karburanti, gjithashtu nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë xhiron ditore nga të dy subjektet, si dhe sende personale të punonjësve.

Automjeti taksi i grabitur është gjetur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe tashmë është sekuestruar.

Sakaq, policia po vijon kërkimet për arrestimin e 30-vjeçarit.


Shtuar 6.01.2026 10:59