Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar mbrëmë në emisionin “Log.” me Endri Xhafon foli dhe për rastin e Lear Kurtin, i cili humbi jetën disa javë më parë pasi u shoqërua në komisariatin e policisë. Sipas ekspertimit përfundimtar, që doli pak ditë më parë, thuhet se ai ndërroi jetë nga mbidoza.
Megjithatë, sipas Karamuços, deklaratat e institucioneve kanë një besueshmëri të ulët.
“Mediat kanë nxjerrë raportin zyrtar mjeko-ligjor, toksikologjik, kur sipas tyre provohet se prania e drogës në organizëm ka sjellë ishemi dhe arrest kardiak. Nëse do t’i referohemi atë që kemi diskutuar, kamerat që kemi parë, informacionet që na erdhi në atë kohë dhe deklaratavave për shtyp të institucioneve, ka një dozë besueshmërie të ulët.
Janë të mbivendosura në disa dritë hije përfshirë këtu dhe mjekësinë ligjore sepse ka një deklaratë që nuk ka shenja dhune ndërkohë që në foto tregohet se ka një hematomë të madhe. Ai prononcim fillestar ka kompromentuar besueshmërinë e atij institucioni dhe kjo analizë nuk shkarkon policinë nga përgjegjësia e veprimeve arbitare.
Drejtuesi i AMP duhet të nxjerrë kamerat. E dyta, nëse ka një të drejtë familjare që mund ta ushtrojnë është ajo e ri-ispektimit. Nëse ka dyshime është e drejta e tyre. Policia nuk mund të shkarkohet nga përgjegjëisa e tjetër e mosdhënies së ndihmës.”, tha Karamuço. /