Automjeti shpërthen në flakë gjatë furnizimit me karburant në Korcë, dy të lënduar

Mesditën e sotme rreth orës 12:55 një makinë është përfshirë nga flakët gjatë furnizimit me karburant në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, në fshatin Belorta.

Mësohet se shoferi 35-vjeçar D.O dhe babai i tij 72-vjeçar M.O kanë pësuar djegie trupore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.


Shtuar 8.06.2024 15:23