Autokombajna prek telat e tensionit të lartë, 22-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një 22-vjeçar nga fshati Konisbaltë në Dimal është goditur nga rryma elektrike dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratat, pasi u transportua nga bashkëfshatarët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pashalli, ku Bojken Danyushi ishte duke punuar me autokombajnë. Burimet bëjnë me dije se autokombajna ka kapur telat e tensionit të lartë dhe rryma elektrike ka goditur 22-vjeçarin që ishte në drejtimin e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në fshatin Pashalli, shtetasi B. D., 22 vjeç, banues në Konesbaltë, duke punuar me autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

22-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr mjekim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com