Audiopërgjimi i 21 janarit, pse i gjejnë gazetarët provat dhe jo Prokuroria? Manja shmang pyetjen

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri me dije në një deklaratë për mediet se do të çojë kallëzim të ri për 21 janarin në SPAK pas publikimit të një audiopërgjimi.

Por, i pyetur se pse janë gazetarët ata që sigurojnë provat dhe jo Prokuroria e cila qëndron në vendnumëro, Manja nuk preferoi t’i përgjigjej drejpërdrejt pyetjes.

Ai tha se SPAK duhet të vlerësojë privën e re dhe se i takon të bëjë kallëzim në emër të qytetarëve me tagrin e ministrit të Drejtësië.

Manja: Drejtësia ka folur për 21 janarin, por është e cunguar sepse nuk mund të dënohen ish-zyrtarë shtetërorë të lartë të Gardës për vrasje nga pakujdesia. Prova e re tregon se ka pasur urdhër për të qëlluar me plumba luftarakë dhe kjo nuk ka qenë në atë kohë. Do duhet te hetohet dhe fakti kush i fshiu serverat e kryeministrisë? Pse një gazetar investigativ arrin pas 12 vitesh të siguriojë këtë provë? Në momentin që ka dalë kjo provë ne nuk mund të heshtim. Përballë drejtësisë së re jemi të gjithë të barabartë. Drejtësia do duhet të bëjë detyrën për të qetësuar ata që janë në botën e përtejme, familjarët e tyre, por edhe ne. duket qartë që në 21 janar ka pasur disa urdhëres dhe ekzekutorë që kanë qëlluar mbi turmën në momentin që protesta ishte duke u shpërndarë.

/Albeu.com/


Shtuar 23.01.2023 13:55