Në një lidhje live nga sheshi Skënderbej në Tiranë, gazetari Igli Cutra, ndodhet Fan Zone, teksa luan Kroaci-Shqipëri, tha se atmosfera është e zjarrtë, edhe pse temperaturat janë të larta.
Cutra tha se Shqipëria tashmë ka kaluar në avantazh dhe do të duhet që ta administrojmë avantazhin, me qëllim që të kemi mundësi kualifiki nga faza e grupeve.
Igli Cutra: “Qazim Laçi ka shënuar një gol fantastik ndaj Kroacisë. 1-0 në Hamburg dhe është një festë e jashtëzakonshme. Është një gol që na shërben për ta administruar mjaft mirë këtë ndeshje. Një gol i jashtëzakonshëm, që shpresojmë shumë që të korrigjojmë gabimet që bëmë në sfidën ndaj Italisë.
Ndeshja është shumë e rëndësishme. Një sukses sot na fut në lojë për kualifikimin, por do të presim fundin e 90 minutave. Në shesh kishte avacion kur u shënua goli. Tre pikë vlejnë shumë për grupin B. Në formacion kemi dy ndryshime, Laçi është në vend të Seferit dhe në sulm është Manaj në vend të Brojës”.