Atentati në Tiranë, del fotoja e 63-vjeçarit, administratorit të shkollës private që ishte në shënjestër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme te nënkalimi në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një makine, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të Lulëzim Mashës, 63 vjeç, administrator i një shkolle private.

Masha është qëlluar me tre plumba. Dy prej tyre kane kapur automjetin që po lëvizte Masha. Arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo silenciator. Pritet të merret dëshmia për të ndihmuar hetimet mbi zbardhjen e ngjarjes.

Autori ende i paidentifikuar është larguar në këmbë dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

 


Shtuar 18.01.2022 12:22