Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Rinas, ku pas një atentati humbi jetën Gilmando Dani dhe është plagosur rëndë Muçi Shaljani, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji.
Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo.
Ndërda po ashtu ai shkruan se në Shqipëri nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.
Salianji thekson se fatkeqësisht në Shqipëri, nuk ka rend dhe siguri
Postimi i plotë:
Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan!
Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit.
Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.
Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina.
Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme.
Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri.
Askush nuk eshte i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!



