Atentati në Rinas ku u plagos efektivi i policisë, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri dhe u ekzekutua Gilmando Dani, mik i Emiljano Shullazit dhe krahu i djathtë i tij.

AMP njofton se ka nisur verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura, si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 12.11.2025 11:15