Atentati në Rinas/ Gilmando Dani u kthye nga Barcelona, autorët kishin informacion për lëvizjet e shënjestrës

Mesditën e sotme, Gilmando Danit, iu bë atentat pak çaste pasi ishte kthyer nga Barcelona. Në aeroportin e Rinasit, Dani është pritur nga 40-vjeçari që mbeti i plagosur Muçi Shaljani (Sheqeri).

Raportohet se autorët kanë patur informacion për lëvizjet e objektivit dhe e kanë pritur pranë shënjestrën tek rrethrrotullimi.

Personi që mbeti i plagosur drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S” kur drejt tyre u hap zjarr pak metra larg aeroportit.

Në vendin e ngjarjes humbi jetën Gilmando Dani rreth 47-vjeç, ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) 40-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40-vjeç dhe G. D., rreth 47-vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 11.11.2025 15:42