Atentati në Lushnje/ Plagoset në këmbë 45-vjeçari Julian Sula, rivali i Aldo Bares

Detaje të reja dalin në dritë nga të shtënat me armë zjarri, pranë spitalit në Lushnje, ku raportohet se shënjestër e atentatit ka qenë Julian Sula, rival i grupit të Aldo Bares.

Policia thotë se 45-vjeçari është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 25.11.2025 11:28