Atentati në Lushnje! Gjendja e 5 të plagosurve: 24 vjeçari mori 5 plumba, kunati shtrohet tek Trauma

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati ndaj Bledar Muçës të ndodhur dy ditë më parë në Lushnje.

Nga ky atentat mbeti i vdekur biznesmeni Muça dhe të plagosur mbetën 5 shtetas që gjendeshin në të njëjtin lokal me të.

Por si është gjendja e të plagosurëve:

Gjendja e personave të plagosur në atentatin ndaj Bledar Muçës është stabilizuar.

Elvis Tafani, një nga pesë të plagosurit e atentatit ndaj Bledar Muçajt në Lushnje, duket se ka shpëtuar mrekullisht. 24-vjeçari që ishte klientë gjatë atentatit, është prekur nga pesë plumba, dy prej të cilëve kanë depërtuar tejpërtej në trup.

Mjekët kanë arritur t’i shpëtojnë jetën të riut duke i hequr predhat nga trupi. Në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ndodhen dhe pesë të plagosurit e tjerë të atentatit ku mbeti i vrarë Bledar Muçaj.

Judin Velo, 32 vjeç, kunati i Bledar Muçaj, është transportuar për mjekin të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar, teksa raportohet se ndodhet jashtë rrrezikut për jetën. Ndërkohë, edhe tre gra të cilat mbetën të plagosura gjatë atentatit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ekreza Sauli, 26 vjeçe është prekur në pjesën e kokës nga plumbi, por fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë Majlinda Gjyla ka marrë plagë të shumta nga xhamat e thyer, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pa rrezik për jetën është dhe Sara Lici, e cila u prek nga një plumb në pulpën e këmbës.

Mbrëmjen e 23 gushtit, persona ende të paidentifikuar, hapën zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të “Bar Pedonale” në Lushnje, duke vrarë pronarin e lokalit Bledar Muçaj, i cili kishte lidhje familjare me anëtar të bandës së Lushnjes dhe klanit “Hakmarrja për Drejtësi”. Ndërsa mbetën të plagosur kunati i tij dhe katër klientë të rastësishëm në lokal. /albeu.com/

 


Shtuar 25.08.2021 15:05