Atentati në Lushnje, autori qëlloi mbi 20 herë breshëri kallashnikovi (FOTO & VIDEO)

Një atentat në mes të qytetit ka tronditur këtë mbrëmje Lushnjen. Me breshëri kallashnikovi është ekzekutuar 40 vjeçari Bledar Muça në ambientet e lokalit të tij. Nga të shtënat janë plagosur edhe 3 persona të tjerë, mes tyre edhe një vajzë.

Autorët dyshohet se kanë qenë 2, ku njëri ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar të paktën rreth 20 herë me breshëri kallashnikovi drejt lokalit ku ishte dhe shënjestra. Plumbat dyshohet se i kanë kapur rastësisht 3 të plagosurit. E gjithë kjo skenë ka ndodhur ndërsa në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, të cilët janë tmerruar teksa po konsumonin kafe.


Shtuar 23.08.2021 23:30