Atentati në lokalin e Fation Muratit ku u vra Mimoza Paja, lihet në burg i riu i dyshuar si bashkëpuntor (EMRI)

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 28-vjeçarin Nikoll Sherrniku, i cili u arrestua për ngjerjen e 12 shkurtit të këtij viti, ku u qëllua me armë në drejtim të lkalit të Fation Muratit, ku mbeti e vrarë kamarierja Mimoza Paja 58-vjeçe, si dhe u plagos mbesa e saj 10 vjeçe dhe 5 persona të tjerë.

në vijim të hetimeve gjykata vendosi masën arrest me burg për 28-vjeçarin, i cili dyshohet si personi i cili siguroi kushtet dhe mjetet për autorët që kryen ngjarjen kriminale.

Nikollë Sherrniku ndodhet në burg, por dyshohet se është personi që i dorëzoi ekzekutorëve targën e automjetit.

Targa rezulton të jetë marrë në Gjermani nga Sherrniku.

Sherrniku është vetëdorëzuar në dhjetor të 2020 dhe ndodhet në burg prej asaj kohe, pasi akuzohet se i ka dhënë makinën Brilant Martinajt në vrasjen e efektivit të policë Xhulio Prela.

Njoftimi:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, ku mbeti e vrarë një shtetase.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 12.03.2023, në rrugën”Anastas Shundi”, e cila bën fjalë për vrasjen e shtetases Mimoza Paja dhe dëmtimin/plagosjen e disa shtetasve të tjerë në ambientet e një lokali në pronësi të vëllezërve MURATI, ju informojmë si më poshtë:

Sot më datë 07.06.2023 u bë ekzekutimi i vendimit Nr. 1220 datë 07.06.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka vendosur caktimin e masës të sigurimit personal atë të “Arrest në  burg“ ndaj personit nën hetim Nikoll Sherrniku, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë – Kuqe, Laç,  (aktualisht nën hetim me masën e sigurisë “Arrest në burg” edhe për vepra të tjera penale) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 1700 të vitit 2023 ka rezultuar se personi nën hetim, shtetasi N. Sh., me veprime aktive ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale. Këto veprime konsistojnë në marrjen e targave të huaja ne shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMW” seria 5, ditën e ngjarjes.

Automjeti tip “BMW”, sëbashku me targat gjermane, është gjetur i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës.

Në funksion të këtij procedimi janë kryer veprime të shumta hetimore dhe ekzekutuar letër-porositë në Gjermani dhe në Kosovë.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova të autorëve të kësaj ngjarje kriminale.


Shtuar 7.06.2023 16:18