Atentati në “Don Bosko”/ Makina e autorit gjendet e djegur në Institut

Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë.

Në këtë atentat, mbetën të plagosur Kastriot Elezai, 45-vjeç dhe Ronaldo Metushi 22- vjeç.

Mësohet se dy të plagosurit kanë qenë duke pirë kafe në lokal, kur ka ndodhur ngjarja.

Autorët janë afruar, kanë qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Golf 5”.

Mësohet se drejt dy të plagosurve, është gjuajtur me armë tip silenciator. Makina me të cilën lëviznin autorët, është gjetur e djegur në Institut.


Shtuar 3.09.2024 15:57