Atentati në “Don Bosko”, gazetari: Zanafilla në 2007, dyshohet se objektiv ishte xhaxhai i Fatjon Muratit

Sulmi me armë në “Don Bosko” që la pas një viktimë dhe 5 të plagosur është një kalvar ngjarjesh që e ka zanafillën në 2007.

Gazetari Elton Qyno është shprehur se ka dyshime të forta që objektiv i atentatit të ketë qenë xhahxhai  i Fation Muratit.

Masakra ndodhi rreth orës 20:50 të 12 marsit në loklain në pronësi të Fation Muratit.

Sipas Qynos zinxhiri i vrasjeve ka filluar që në vitin 2017 në Laç dhe bëhet fjalë për luftën mes 2 apo 3 grupeve kriminale.

Qyno: Është një kalvar dhe zinxhir vrasjesh që ka filluar që në vitin 2007. Gjithçka ka filluar në Laç, ka vijuar në Shëngjin, më pas në Milot. Më pas është shtrirë në Durrës dhe në Tiranë. Bëhet fjalë për luftën mes 2 apo 3 grupeve kriminale që kanë lidhur komplote mes grupeve të tjera të Tiranë dhe Durrësit. Këto luftojnë njëra-tjetrën për të asgjesuar anëtarët apo qoftë dhe drejtuesit e tyre. Dalja e emrit të Fatjon Murati ndodhi me 17 korrik në masakrën e Fushë Krujës. Ai u shpall në kërkim policor. Pas kësaj ngjarje ai nisi ti fshihej daljes publike dhe të merrte masa. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të tij por nuk përdorej si aktivitet tregtar, ishte dhënë me qira te një person tjetër.

Në lokal ka qenë vetëm xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati, vëllai ka ardhur më vonë pasi ka marrë vesh plagosjen e xhaxhait.Kam përshtypjen se Sahit Murati ka qenë target pasi grupi qe rivalizon grupin e Muratit i ka dhënë shenjat me goditjen e trungut të parë. Në pamundësi për të kapur nipin dhe djalin është menduar të goditet Sahit Murati. Nga mënyra si është kryer dhe realizuar deri te djegia e makinës të jepet përshtypja se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar dhe profesionistë por kur shikon vendngjarjen duket se është një dorë amatore që ka një mllef dhe shfryrje dufi për të kryer.

Sulmi mafioz ndodhi në rrugën “Anastas Shundi” në Don Bosko rreth orës 20:50 në lokalin në pronësi të Fation Muratit.

Ky i fundit u arrestua në tetor 2022, por dy muaj më vonë Gjykata e la në “arrest shtëpie.”

Pavarësisht kësaj, ditën e djeshme pas kontrollit në shtëpinë e tij policia nuk e ka gjetur Muratin në banesë. Dyshohet se ky i fundit është arratisur dhe është larguar jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë se të plagosur mbetën: Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare./Albeu.com/