Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është informuar për “të shtënat e tmerrshme” në Minesota dhe sipas tij, është “sulm i qëllimshëm kundër ligjvënësve të shtetit”.
Në një deklaratë të ndarë nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në X, Trump thotë:
“Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minesota, të cilat duket të jenë një sulm i synuar kundër ligjvënësve të shtetit.
Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI-ja po hetojnë situatën dhe do të ndjekin penalisht këdo që është i përfshirë me të gjitha fuqitë ligjore.
Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Minesotës, një vend vërtet i mrekullueshëm!”
Politikania demokrate Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj janë vrarë në atë që duket të jetë një “atentat i motivuar politikisht”, tha guvernatori i Minesotës, Tim Walz.
Ligjvënësi demokrat i shtetit, John Hoffman, dhe gruaja e tij u qëlluan gjithashtu, ndërsa autori i veshur si polic, është ende në arrati.