SPAK kërkon burg për jetë për Redjan Rrajën.
Redjan Rraja, akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit.
Rraja dëshmoi dje në Gjykatën e Posaçme, ku mohoi të ketë lidhje me automjetin “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar Kejvina Kthellës në lidhje me rastin.
Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit./Albeu.com/