Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, lihet në burg Ramzan Rraja

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ramazan Rrajën. Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho.

Ramzan Rraja u arrestua dy ditë më parë në Vorë. Bashkë me Rrajën u arrestua gjithashtu edhe Louis Konomi, ,i cili ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.

Ramzan Rraja ishte në kërkim në lidhje me atentatitn ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, teksa ndaj tij ishte lëshuar nga SPAK një urdhër për shoqërim të detyrueshëm .

Ndër të tjera mësohet se Rrajës i është gjetur edhe një armë zjarri në momentin e arrestimit. Për këtë arsye ndaj tij është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje./albeu.com/


Shtuar 21.04.2023 09:51