SPAK shpalli pretencën për tre personat që organizuan një atentat ndaj Inez Hajrullas, ngjarje e cila u parandalua nga policia.
Raportohet se për Leonard Luzin, i cili akuzohet si organizator u kërkua dënimi me 11 vite burg, për të pandehurin Muharrem Koroveshi 10 vite burg, ndërsa për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli 2 vite e 9 muaj burg.
Tre të pandehurit përfitojnë ulje të 1 të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shklurtuar.
Atentati në tentativë ndaj Inez Hajrullas, u zbardh nga rrëfimi i të penduarit Nikolli, i cili tha se ishte pajtuar nga Luzi për të kryer vrasjen, por nuk mundi ta ekzekutonte shënjetrën, pasi u arrestua nga policia.
Inez hajrulla, është një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Vlorë. Ai mori drejtimin e grupit kriminal pas vrasjes në 2018 në Durrës të Edison Arizajt, i njohur si Edison Faqedjeguri.