Atentati ndaj djalit të policit në Shijak, policia jep detaje: Si u qëllua ndërsa po shpëndante bombola oksigjeni

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen në Durrës ku është qëlluar me armë zjarri ndaj djalit të një polici burgu, Orlando Petkola në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Shijak.

Blutë e Durrësit bëjnë  me dije se Petkola ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Kamionçinë” me të cilin shpërndante bombola oksigjeni, në momentin kur i është bërë atentat nga një Golf.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve./albeu.com


Shtuar 16.04.2022 12:52