Këto janë pamjet nga automjeti tip “Nissan”, të cilit autorët i vunë flakën pasi kryen atentatin ndaj Zamir Kalemit, mbrëmë në zonën e Selitës.
Pasi e qëlluan në këmbë dhe në shpatull, mësohet ata u larguan me shpejtësi, i vunë flakën mjetit në Bërzhitë dhe u larguan në drejtim të paditur.
Nga kontrolli i imtësishëm i mjetit të djegur, policia gjeti në brendësi një armë zjarri kallashnikov, e cila do verifikohet në policinë shkencore nëse është e njëjta me atë që u përdor në ngjarje.
Nga verifikimi i targave rezultoi, se ato kane qenë të vjedhura që në vitin 2018 në Tiranë.
Po vijon verifikimi për mjetin në përdorim të kujt ishte dhe nëse rezulton i vjedhur.
Kush ishte Zamir Kalemi?
Personi që mbeti i plagosur është vëllai i Adriatik (Andrea) Kalemit, të cilit i janë bërë disa atentate në Greqi.
Kalemajt janë kushërinj me Aleksandër Sadikajn, i cili u ekzekutua me tritol në Tiranë.
Kalemi është hetuar edhe për vrasjen e Edmond Papës për hakmarrje.
Zamir Kalemi, rezulton i arrestuar në vitin 2020 për përfshirje në lojëra fati.
Pista e parë e këtij atentati është hakmarrja, pasi vëllai i tij, Andrea Kalemi, dyshohet i implikuar në vrasjen e Edmond Papës dhe vrasjen e dy personave në Belgjikë.