Atentati me një viktimë në Tiranë, 28-vjeçari djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda (FOTO)

Pak pas mesnate, kryeqyteti u trondit nga një atentat mafioz në zonën e Xhamllikut, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Klajdi Prendi. Mësohet se se viktima është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

28-vjeçari lëvizte me një makinë G Class dhe në momentin kur u qëllua ka qenë duke hipur në makinë.

I riu u ekzekutua me armë me silenciator. 28-vjeçari Klajdi Prendi, është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda më pas Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi.

Ai dha dorëheqjen në vitin 2020, për të punuar në sektorin privat

Fran Prendi, ka qenë gjyqtari i seancës paraprake për shqyrtimin e “Dosjes 339”, po ashtu ka dhënë vendimin për Fadil Kasemin, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij gjyqtare, Fildez Hafizin.

Gjithashtu, Prendi ka dënuar në shkallë të parë grupin e Emiljano Shullazit.


Shtuar 19.11.2024 08:14