Atentati me një viktimë në Rinas, policia del me informacion zyrtar: I plagosuri në gjendje të rëndë (EMRI)

Policia e Tiranës, ka dhënë informacion të detajuar mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri).

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Rinas/Informacion paraprak;

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40-vjeç dhe G. D., rreth 47-vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.