Një prej të dyshuarve për atentatin e djeshëm në Dukagjin është dorëzuar në policinë e Shkodrës.
Edmond Nika ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen ku u vra Zef Guri dhe u plagos djali i tij.
“Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”, tha ai.
Ditën e djeshme Zef Guri, 73 vjeç, mbeti i vrarë dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë.