Atentati me katër viktima në Shkodër/ AMP arreston katër efektivë të policisë (EMRAT)

Në orët e para të mëngjesit, Autoriteti i Mbikqyrjes Policore (AMP), ka arrestuar arreston katër efektivë të policisë, në lidhje me atentatin e ndodhur më 30 tetor në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën katër persona.

Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Të lidhura

None found

Në atentatin në Dobraç, të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Sakaq, humbën jetën dhe një çift burrë e grua, të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit.

Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.

Emrat e policëve të arrestuar:

Blerim Kurmekaj

Viktor Logu

Julian Sterkaj

Marte Martini


Shtuar 20.11.2024 14:41