Pas atentatit mafioz pranë mbikalimit në Panaja ku mbetën të vrarë dy persona Shpat Lena dhe Hakim Xhezo, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zbarkuar sonte në Komisariatin e Vlorës.
Mësohet se Nano ka shkuar në Vlorë bashkë me zëvendës drejtorin për Krimet, Neritan Nallbati.
Pas ngjarjes që tronditi vendin ditën e djeshme dhe autorët të cilët ende nuk janë indentifikuar, drejtori me shumë gjasa do të fusë në sitë të gjithë komisariatin e policisë së Vlorës./albeu.com