Atentati me 2 viktima në Shkodër/ Pas dëshmisë së Erogen Brajoviç, hetuesit do marrin në pyetje kamerieren

Mëngjesin e 8 shtatorit, Shkodra u trondit nga një vrasje në zemër të qytetit, ku shtetasi Armando Pali u qëllua për vdekje me breshëri plumbash, në një lokal pranë bashkisë Shkodër.

Gjithashtu, nga ky attentat viktimë mbeti edhe dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë.

Hetuesit në Shkodër vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen e rëndë, ku ndërruan jetë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Pas dëshmisë së Erogen Vaso Brajoviç, sot hetuesit do të pyesin Meri Kacerion, kameriere e lokalit, që mbeti e plagosur nga atentati.

Për masakrën e ndodhur, policia arrestoi autorin Ragip Gila. Nga atentati, mbetën të vdekur Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja i Erogen Brajoviç.


Shtuar 10.09.2025 09:19