Atentati mafioz ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, rrëqeth dëshmitari: Vrapuam për të shpëtuar “kokat” nga plumbat

Banorët e Nea Zmirnit në Greqi janë shokuar nga ekzekutimi i dy shqiptarëve mbrëmjen e djeshme në një lokal qendror në Greqi.

Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç dhe Armando Organja, 44 vjeç u vranë teksa ishin ulur në një lokal në qendër të Nea Zmirnit.

Atentati ndodhi në një moment ku sheshi i Nea Zmirnit dhe lokalet atje ishin plot me njerëz, pasi orari i atentatit përkoi me ndeshjen finale të Botërorit Argjentinë-Francë.

Një dëshmitar okular ka thënë për protothema.gr se në të klientët e lokalit dhe kalimtarët rastësorë rreth zonës u tronditën nga ngjarja, ndërsa mes ulërimave dhe britmave vrapuan për të mbrojtur “kokat e tyre”.

“Dëgjova 5-6 të shtëna, në fillim mendova se ishin fishekzjarrë. U trondita, zbrita poshtë, pashë policët dhe të vdekurin. Sheshi dhe lokalet ishin plot me njerëz, pasi atry jka shumë dyqane, ishte dhe finalja e botërorit. Jam ankuar shumë herë në bashki, sepse zona e Nea Zmirnit është kthyer në fole kriminelësh, por askush nuk i ka marrë në konsideratë ankesat e mia”, tha për protothema.gr banori i zonës.

Ndërkohë ai tha se njëri nga dy viktimat njihej me nofkën “Nikos” dhe se ishte personash i njohur për jetën e natës, pasi shërbente si truprojë për perona nga bota e krimit.

Çerçizaj mori dy plumba në kokë dhe vdiq në vend, ndërsa Armando Organja, 44 vjeç, mori dy plumba një në gjoks dhe një në bark. Edhe pse atij iu dha ndihmë nuk mundi të mbijetojë
Klientët të cilët ndodheshin në tavolinat ngjitur vrapuan pas të shtënave. Gjatë ngjarjes, vajza 31-vjeçare e cila ishte ulur në një tavolinë aty pranë mbeti e plagosur në bark. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktimat kanë pasur precedentë të mëparshëm penal.

Duket se dy burrat me origjinë shqiptare, kanë pasur llogari të hapura me “qarqet” e natës. Oficerët e Policisë së Sigurisë, kanë dal në këtë përfundim duke pasur si “guidë” kryesore videon e momentit të ekzekutimit, materialin primar që kanë mbledhur nga kamerat e dyqaneve të zonës përreth, si dhe dëshmitë e para të dëshmitarëve okularë.
Hetimet e tyre kthehen te “mafia shqiptare”, pasi profili i vrasësit, lëvizjet e shpejta dhe gjakftohtësia e tij, zbulojnë se bëhet fjalë për një përdorues me përvojë të pistoletës, i cili mund të ketë vrarë edhe më parë.

Të gjitha faktet të çojnë tek vrasësit me pagesë. Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend, i cili ishte i përfshirë në grupin e mafias. Ndërsa për 44-vjeçarin, rezulton se ai nuk është.

Megjithatë është ende e pa qartë nëse ai është i përfshirë në të njëjtin ring, apo është një humbje kolaterale, për faktin se ai ishte ulur në të njëjtën tavolinë. Megjithatë, burime të sigurta nga Policia thonë se të dy të vdekurit janë të njohur të vjetër të policisë, pra bëhet e qartë se bëhet fjalë për një shlyerje llogarish./albeu.com/