Hetimet për atentatin mafioz të kryer në 11 Nëntor 2025 në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së Mustafa alias Muçi Sheljani, kanë përparuar me shoqërimin e disa persona, që policia kriminale e Tiranës, dyshon se kanë informacion lidhur me përdorimin e makinës tip “Toyota” me targa greke.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se mes personave që është shoqëruar, marrë në pyetje dhe më pas lënë i lirë rezulton të jetë Betim …, i cili është kapur nga disa kamera.
Me shpresën e gjetjes së makinës, policia e Tiranës bllokoi shumë pamje filmike. Vetëm njëra nga kamerat e sekuestruara nga policia, ka kapur Betim …, që afrohet pikërisht në një makinë tip “Toyota”, shumë e ngjashme me atë që u përdor në vrasjen e dyfishtë.
Imazhet filmike, janë kapur disa ditë para atentatit, çka tregon se makina e përdor në vrasje, ka qenë në lëvizje mes zonës së Rinasit dhe Fushë-Krujës.
Personi, Betim …. është kapur nga një imazh filmik kur afrohet tek kjo makinë dhe u jep personave brenda saj disa paketa cigare. Pikërisht ky imazh, ka çuar disa ditë më parë policinë e Tiranës të shoqërojë dhe marrë në pyetje, pikërisht këtë person.
Gjatë dhënies së dëshmisë Betimi, ka treguar se nuk e kujtonte momentin. Por kur është njohur me filmimin ka treguar se i ka dhënë paketa cigare, personave që ndodheshin brenda në makinën “Toyota”, shumë e ngjashme me atë që u përdor në vrasje.
Betimi, ka pretenduar në polici se nuk ishte në gjendje të kujtonte imazhet e personave që kishte parë brenda në makinë. Madje këtë gjë nuk e ka bërë edhe kur policia i ka vënë para disa fotografi të personave të dyshuar si pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndë.
Nisur nga kjo situatë, grupi hetimor ka vendosur ta lerë të lirë personin e shoqëruar Betim …, duke vijuar më pas me shoqërimin e disa personave të tjerë./ Enton Qyno – Syri.net
