Emri i Nikoll Shërrnikut, si person i dyshuar se implikohet në targat gjermane “REHX 112”, të cilat në datën 12 Mars 2023 u përdorën në mjetin tip” BMW6”, ku u qëllua me armë automatike në drejtim të lokalit të Fation Muratit, është përmendur për herë të parë nga një shtetas Sirian që punon në Gjermani.
Qëllimi i këtij sulmi me armë ka qënë vrasja e Ervis dhe Elvin Murati, vëllezërit Fation Muratit. Por në këtë atentat mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, ndërsa u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk, Emanuel Çala dhe 10-vjeçarja R.P. thahir Alleat, me kombësi Siriane por punonjës në ambjentet e servis “Gago” në Gladbek të Gjermanisë, ka ndihmuar në identifikimin e Nikoll Shërrnikut.
Siriani Alleat, fillimisht i ka pohuar pronarit të tij Kosovar, Gazmend Jakupi, se targën “REHX 112” dhe dy targa të tjera i kishte marë në 2020 nga ambjentet e Servisit, Nikoll Shërrniku.
Gazetari, Elton Qyno raporton se këtë dëshmi punonjësi Sirian, ja ka dhënë Gazmend Jakupit, vetëm pasi policia Gjermane dhe ajo Kosovare, kishin intesifikuar hetimet për pronarin e servisit, pasi biznesi i tij ishte zbuluar se kishte lëshuar targat për një automjet “Audi A6”, i cili më pas ishte shitur për skrap në fshatin Drenas të Kosovës.
Thahir Alleat, është marë në pyetje nga policia Gjermane, duke konfirmuar se targat ishin marë nga Nikoll Shërniku në vitin 2020. Sipas Sirianit, 3 targat ishin vendosur në një vend ku grumbullonin hekurishtet.
Për këtë informacion është informuar policia Shqiptare, e cila ka marë në pyetje Nikoll Shërrnikun, i cili ndodhej në ambjentet e burgut “Shën-Koll” të Lezhës, për një ngjarje tjetër kriminale.
Ndërkohë dëshmia që ka bindur policinë për arrestimin e Shërrnikut, është e bashkëfshatarit të tij, Serjan Gjini, i cili njëherësh është vëllai i Kreshnik Gjinit, një punonjës tjetër i Servis “Gago” në Gjermani.
Serjani, i ka pohuar policisë shqiptare se gjatë komunikimeve që ka pasur në telefon me Shërrnikun, kur ai ishte në Gjermani, i ka deklaruar se nuk kishte gejtur makinë për ta blerë. Por nga servisi kishte marë tre palë targa. “Për marjen e tre palë targave, mua ma ka konfirmuar dhe vëllai im Kreshniku, që punon tek servis “Gago” në Gjermani…”-shpjegon Serjan Gjini.
Më tej ky i fundit shton se kur është takuar në Fushë-Kuqe me Nikoll Shërrnikun, ai i ka pohuar se targat e mara në Gjermani, do t’ja çonte Ervis Martinaj të cilin ai e thëriste “shefi”, pasi ishte porosi e tij.
Lidhur me këtë situatë policia ka marë në pyetje Nikoll Shërrnikun, i cili ka pranuar se gjatë vitit 2020 së bashku me një shokun e tij Italian të quajtur “Massimo”, kanë udhëtuar në rrugë tokësore drejt Gjermanisë, duke u vendosur në Dyseldorf. Në Gjermani Shërrniku, ka qëndruar në të njëjtën banesë me Kreshnik Gjini, me të cilin ka lidhje shoqërore dhe familjare pasi janë nga e njëjta zonë, Fushë-Kuqe, e Laçit.
“…gjatë qëndrimit në Gjermani unë kam shkuar çdo ditë tek auto servis “Gago”, ku punonte Kreshnik Gjini, i cili e ka prezantuar atë me pronarin e tij, një shtetas kosovar që thirrej “Gago”. Tek servisi kam parë makina të ndryshme, pasi doja ti blija, por nuk kam marrë apo vjedhur ndonjë gjë në këtë servis. Për shkak se asokohe kisha babain të sëmurë, më është dashur që pas dhjetë ditësh qëndrim në Gjermani, të kthehem në Shqipëri. Jam kthyer me avjon dhe në aeroport më ka shoqëruar shoku im, Kreshnik Gjini…”-ka pohuar për policinë shqiptare, Nikoll Shërrniku.
Në dëshminë ekskluzive që “Ora News” ka mundur të sigurojë, Serjan Gjini, në 30 Maj 2023 ka treguar para policëve të Tiranës, se jeton në Fushë-Kuqe të Laçit, ku është vetëpunësuar si mekanik në servisin e tij.
Sipas tij rreth katër vite më parë ka qenë në shtetin Gjerman, ku për pak kohë ka punuar si mekanik tek servis “Gago”, në pronësi të shtetasit kosovare Gazmend Jakupi, në të cilin ka qenë dhe është i punësuar vëllai i tij Kreshnik Gjini, si dhe shtetasi Dorjan Vuthaj, i cili është shok i tyre.
Në të njëjtin servis punon si mekanik dhe Elidon Vuthaj nga fshati Fushë-Kuqe Laç. Me të tre këto persona Serjan Gjini, mban kontakte të vazhdueshme ashtu edhe fizike gjatë kohës që ato vijnë në Shqipëri.