Dhunohet i riu në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen: 21-vjeçari në spital, u godit me sende të forta

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen në zonën e Shkozës në Tiranë, ku persona të paidentifikuar kanë dhunuar një 21-vjeçar.

Ata i kanë bërë prit të riut që po udhëtonte në makinë me një vajzë, ndërsa mësohet se në vendngjarje janë gjetur dhe gëzhoja armësh.

Policia bën me dije se i riu ndodhet në spital. Hetimet për ngjarjen kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


Shtuar 18.10.2023 22:06

Tags: