Bajame Seneja është 60-vjeçarja që u plagos këtë të enjte në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat në Lushnje. E moshuara u qëllua nga një bashkëfshatar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i të plagosurës, Kastriot Hasalla, rezulton të jetë i akuzuar për vrasjen e Romeo Hsallës në vitin 2021. Ai u dënua sot me 35 vite burgim.
Sot familja e Bajames ishte në gjyq për çështjen e Kastriot Hasullës, pasi Gjykata e Lushnjes dha sot vendimin për të.
Pikërisht pas këtij vendimi ka ndodhur një atentat në fshatin Ballagat ku mbeti e plagosur Bajame Senej, motra e Kastriotit.
Për këtë ngjarje, Afrim Hasalla, vëllai i Kastriotit, akuzon Shaip Hasallën, babain e Romeos që humbi jetën dy vite më parë.
“Policia nuk ka marrë masa. Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vitesh na kanë qëlluar me armë. Edhe sot na kanë qëlluar me armë. Ishim në gjyq sot, për punë toke,. Mbaruam gjyqin u nisëm për në shtëpi dhe na bënë pritë. Ishim bashkë me avokatin nga Tirana. E gjitha ndodhi pas gjyqit. Unë kam qenë me avokatin. Nipi ishte pas nga mbrapa me motrën dhe qëlluan makinën ku ishte nipi. E gjitha ndodh për 2 hektarë tokë, sot ky zotëria do ta marrë”, tha Afrim Hasalla
Po kush është Kastriot Hasalla?
Kastriot Hasalla akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla,30 vjeç, më 29 Korrik të 2021-shit. Ai u vetëdorëzua në polici dy ditë pas ngjarjes ku u plagosën edhe babai i Romeos, Shaipi dhe dy vëllezërit e tij, Laerti dhe Emiljano.
Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan fillimisht edhe vëllai e djali i Kastriotit, Afrim dhe Marjo Hasalla.
Kur u vetëdorëzua, pranoi se ka qëlluar ndaj kushëririt të tij, Romeos. Por ai tha për Klan Neës asokohe, pak para se të shkonte në polici se ngjarjen e ka kryer ai dhe kërkoi të liroheshin vëllai dhe djali pasi nuk kanë përgjegjësi.
Shkak për sherrin që përfundoi në tragjedi mes familjeve ka qenë një pronë me ullinj./albeu.com/