Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Koplik ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Burime bëjnë me dije se drejt një automjeti është qëlluar me armë zjarri.
Drejtuesi i makinës mësohet se ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Nuk dihet nëse është plagosur dhe emri i tij është ende një mister ndërsa hetimet vijojnë nga autoritetet.
Sipas raportimeve, u qëllua nga një automjet në lëvizje. Lidhur me ngjarjen, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.

