Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës me demokratët e njësisë numër 4 në Tiranë.
Berisha u ndal te fjala e tij dhe te skandali i AKSHI, ku u morën peng dy biznesmenë vetëm që tenderët e AKSHI-t t’i merrte sipas tij baxhanaku i Ramës.
Më tej ai shtoi se ky regjim dhe cilado diktaturë nuk munden me anë të votës. Kush mendon kështu sipas Berishës është i mashtruar.
Berisha: Dy pengmarrje, dy biznesmenë janë marrë peng se guxonin të paraqisnin tenderë që duhet të fitonte baxhanaku. Nuk ka pse të ndalem gjatë, vetë jeni të vetëdijshëm në zinxhirin e pafund të krimeve që kanë kryer. Jemi në një moment kritik, të ekzistencës sonë. Të përmbushjes së misionit tonë. Asgjë nuk përcaktojë fatin e PD-së, se sa përmbushja e misionit tonë. Përmbysja e këtij regjimi.
Diktatura nuk janë të lehta të përmbysen. Janë shumë të vështira, por diktaturat autoritare përmbysen vetëm në revoltë popullore. Ata që besojnë se mund ta përmbysin me votë, mashtrojnë veten e tyre. Të harrojmë çdo gjë. Gjithçka, por të vijmë me datën 8 maj të 2025. Narko diktatori deklaron se fala të gjitha gjobat dhe kamatat.
Ishin 10 herë më shumë se imagjinoja unë që kam qenë kryeministër. Ishin 2 mld euro. Vetëm ato, interesonin 200 mijë familje. Nuk ka zgjedhje me diktatorët. Jo një popull me elektorat me 1mln 400 mijë. Por edhe me elektorat 3 mln votues, ja rrëzojnë zgjedhjet. Kurrë një kryeministër që beson në dinjitetin njerëzor, nuk mund të bëjë një akt të tillë.
