Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
24 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.379 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.763 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.190 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 869 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396.
Në total numri i rasteve aktive është 442./albeu.com