Asnjë vdekje dhe 54 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 3.764 teste të kryera janë regjistruar 54 raste të reja me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjithashtu janë shëruar 12 pacientë.

Sipas MSH, nuk është regjistruar asnjë viktimë së pasojë e Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.225 raste, prej të cilëve 150.333 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 401 raste aktive me Covid-19./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 14:39