Asnjë shenjë nga 49-vjeçari, vijojnë kërkimet në lumin Drin (VIDEO)

Prej tre ditësh, 49-vjeçari Tofik Xhika dyshohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Drin. Sot akoma vijojnë kërkimet për trupin e tij nga polumbarët me mjete të specializuar, gomone dhe motorë uji, por ende asnjë shenjë.

Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin.

Përveç polumbarëve, kërkime po bëhen dhe nga familjarët dhe banorët e zonës në brigjet e lumit./albeu.com


Shtuar 28.12.2021 16:16